Genoveva Ruiz Kalavera, shefja e ONM-së në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e vettingut në Shqipëri.

Teksa mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për pagesën e njerëzve që do bëjnë drejtësinë në vend, shefja e ONM-së shkruan se është krenare për këtë takim dhe se ka besim që puna e tyre do të sjellë ndryshim.

“Krenare për takimin me të gjithë anëtarët e institucioneve të verifikimit dhe vëzhguesit e IMO në Tirana: Besim në punën e tyre të plotë që do të sjellë ndryshime pozitive”, shkruan Kalavera.