Gjykata themelore publike – Shkup, pas hetimit të kryer, ngriti kallëzim penal kundër 57 vjeçarit Ljupço Stojanovski, gjyshi i të ndjerës Tamara nga Velesi, i cili më 1 qershor gjuajti drejt ish ministrit për shëndetësi, Nikolla Todorov.

Ai akuzohet për dy vepra penale – vrasje sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 dhe Përpunim, mbajtje dhe tregti me armë zjarri sipas nenit 396 të Ligjit penal. Së bashku me kallëzimin penal, prokurori publik dorëzoi edhe propozim për vazhdim të masës së paraburgimit për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratisja e të akuzuarit dhe mundësia për kryerje të sërishme të veprës së njejtë.

Slumi në fjalë ka ndodhur më 1 qershor të këtij viti, ku sipas informatave të policisë, gjyshi i Tamarës ka ardhur në Shkup i vetëm dhe në fillim e ka pritur ish-ministrin te shtëpia e tij, por pasi që ai nuk është paraqitur aty, ai ka shkuar para Ministrisë së shëndetësisë, ku posa e ka parë Todorovin ka filluar të gjuajë drejt tij, por Todorov nuk ka marrë lëndim nga këto gjuajtje.