Policia e Durrësit ka kapi mbrëmë rreth orës 23:40 një sasi rekord heroine. Në një kamiom që do të nisej drejt Barit janë gjetur 52 pako heroinë, me peshë totale 30 kg. Kamioni tip SCANIA me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186,  me drejtues shtetasin Aurel Kryemadhi 45 vjeç u ndalua nga shërbimet e Policisë që kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në tavanin e  karrocerisë kishte disa pako.

Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•  52 pako me peshë rreth 30  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

45 vjeçari u arrestua ndërsa vijonë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikut.