Kandidimi i Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi dhe përkrahja që ka dhënë LSDM ndaj tij, ka ftohur raportet e partisë së Zaevit me Lëvizjen Besa, mirëpo nuk ka mbyllur të gjitha dyert e bashkëpunimit.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk ka mohuar në mënyrë strikte mundësinë Besa të jetë pjesë e qeverisë së LSDM-së. Ai ka mohuar zërat se Besa ka kërkuar 5 ministri si kusht për pjesëmarrje në qeveri, por nuk ka dashur të prejudikojë nëse kjo parti do të jetë ose jo pjesë e ekzekutivit, transmeton Gazeta Express.

“Do të shohim si do të shkojnë gjërat. Për momentin nuk mundem të prejudikoj se a do të jemi pjesë e qeverisë me LSDM-në dhe BDI-në”, ka deklaruar Kasami.

Edhe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ka deklaruar se nuk janë shuar gjasat që Lëvizja Besa të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Shilegov ka thënë se LSDM është mirënjohëse për pesë nënshkrimet që Lëvizja Besa ka dhënë për mandatin e Zaevit dhe se

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi ka thënë se partisë së tij nuk i intereson nëse Lëvizja Besa do të jetë ose jo në qeveri, duke theksuar se kjo është çështje mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së.