Catherine, Dukesha e Cambridge, që njihet me emrin Kate, feston ditëlindjen e saj të 35-të, të hënën me 9 janar.

12 muajt e fundit kanë qenë shumë të zënë, për gruan e mbretit të ardhshëm të Britanisë – Prinie William, Duka i Cambridge dhe fëmijët e tyre, Princi George dhe Princesha Charlotte.

Në Prill ata kanë pasur një darkë me Presidentin e SHBA, Barack Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama në Kensington Palace në Londër.

Në të njëjtin muaj ata vizituan Mbretërinë e vogël të Bhutan në Himalaje, duke u ngjitur bjeshkëve dhe provuar gjuajtjen me hark.

Familja mbretërore ka pasur edhe vizita të tjera gjatë vitit të shkoi.

Në ditën e Krishtlindjes, Kate është parë në kishën e Berkshire, pa mbretëreshën, e cila kishte munguar në meshën tradicionale të Krishtlindjes për herë të parë për afro 30 viteve si pasojë e një ftohje.