Pas kërcënimit të Shqipërisë i veshur me rroba ushtarake pak metra larg kufirit tonë, ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos ka bërë një hap pas sot. “Greqia nuk ka qenë asnjëherë luftarake. As tani. Këtë le ta dëgjojnë disa në Lindje, por edhe ata në kufirin tonë verior”., – tha ai duke iu referuar Shqipërisë dhe Turqisë.

Deklarata e tij u bë sot duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e tij të forta gjatë ditëve të fundit, shkruan Albeu.com.

Ministri i Mbrojtjes tha sot se forcat greke të armatosura janë faktor që garantojnë unitetin dhe bashkimin e shtetit helen dhe janë të gatshme çdo ditë për të mbrojtur interesat e vendit dhe të drejtat e qytetarëve grekë.

Kamenos deklaroi pak ditë më parë se, nuk do të pranojë provokime dhe ofendime nga ana e Shqipërisë. Ai ka ritheksuar qëndrimin e Greqisë në lidhje me komunitetin Çam si bashkëpunëtorë të nazistëve.gr3 gr1 gr2