Një person ka rënë në pranga, pasi akuzohet se në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërcënuar familjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me inicialet M.R. Mësohet se i riu kishte përdorur një profil të rremë, “Fëmija e Partiazanit”.
Sakaq, arrestimi i tij është bërë në koordinim me Zyrën e Krimit Kibernetik, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një telefon celular.