Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë këtij viti kishte dhënë një deklaratë ku kishe deklaruar edhe njëherë vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar për mos pranimin e demarkacionit me Malin e Zi në mënyrën se si është nënshkruar ai nga Hashim Thaçi.

Ai ndër tjerash ka thënë se kufirin deri në Çakorr nuk ka mundur ta ndryshoj as pushteti Jugosllav e madje as ai turk, dhe është krejt e pamend që të synohet ndryshimi i tij nga Hashim Thaçi e Murat Meha.

“Kufinin në at pikë s’ka mujt me ndrru as Sulltani e le mo ky djali nga Buroja” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar zërat dhe akuzat e vet Thaçit se ai po lufton për tokën e tij që e posedon afër kufirit, duke thënë se edhe me vlerësimin e Murat Mehes toka e tij prapë mbetet në territor të Kosovës.