Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar njëzëri një rezolutë që mbështet iniciativën ruso-turke për një armëpushim dhe negociata në Siri.
Por në këtë rezolutë nuk janë caktuar modalitetet.

Ky tekst kompromisi i miratuar në përfundim të konsultimeve me dyer të mbyllura, tregon se Këshilli i Sigurimit pret me kënaqësi dhe mbështet përpjekjet e Moskës dhe Ankarasë sipas marrëveshjes së arritur më 29 dhjetor.