Shkruan: Shqipe HOXHA

Parga është një qytet dhe komunë që gjendet në pjesën veriperëndimore të njësisë rajonale të Prevezës në Epirin, veriperëndimore. Parga shtrihet në bregdetin e Jonit në mes të qyteteve të Prevezës dhe Igumenicës.

Në antikitet zona ishte e banuar nga fisi pellasgo-ilire Thesporotët.

Venetet krijuan një plan të përsosur të mbrojtjes të cilën ata e kombinuan me fortifikimin natyror duke bere nje kështjellën.
Jashtë kështjellës ishin tetë kulla të vendosura në pozicione të ndryshme.

Brenda hapësirës së ngushtë të qytezës ka pasur 400 shtëpi, te pozicionuar në mënyrë që ata të zënë vetëm një hapësirë të vogël larg nga bregu. Nga kjo kështjellë pa-rrethuar popullsia e Parga dhe Sulit luftuan betejat epike, mbajten lirinë e tyre për shekuj me radhë

Castle of Parga, Epirus