Komuna e Drenasit ka një rezultat bindës sa i përket fitores së koalicioni PDK-AAK-NISMA në këtë qendër.

Në bazë të rezultateve të publikuara deri më tani nga 91.16 përqind sa janë numëruara, del që koalicioni PAN të prijë me 77.46 përqind në Drenas (Gllogovc), shkruan Indeksonline.

Si parti e dytë në këtë komunë është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 12.94 përqind.

Në Drenas ishin gjithsej 71 vendvotime nga të cilat vota koalicioni LDK-AKR-Alternativa mori 6.01 përqind.