Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU) në të cilën kërkohet që Kosovës të mos i jepet kodi telefonik +383 përmes Serbisë, njofton Klan Kosova.

Se Dërguti e kishte dërguar këtë letër u morr vesh në seancën e sotme parlamentare pasi ministrja për Dialog, Edita Tahiri theksoi se një deputet pa përmendur emër t`i ketë shkruar ITU-së me kërkesën që “Kosovës të mos i jepet kodi telefonik”

Vet deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka mohuar sot në Kuvend të ketë kërkuar nga ky institucion që Kosovës të mos i jepet kodi, por ka thënë se ka kërkuar që një gjë e tillë të mos bëhet përmes Serbisë.

Në letrën e Dërgutit të cilën e ka siguruar Klan Kosova i kërkohet Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve që të jetë e kujdesshme në dhënien e kodit telefonik për Kosovën, duke mos e bërë atë përmes ndarjes frekuencore për vendin tonë nga Republika e Serbisë.

“Serbia përdorë një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj Kjo është një tjetër arsye pse kodet ndërkombëtare duhet të caktohen nga ITU direkt në Republikën e Kosovës dhe jo të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Dërgutit.

LETRA