Shqiptarët në Maqedoni janë mjaft të vetëdijshëm dhe politikisht të pjekur, që qëndrimet e veta t’i mbrojnë në institucione përmes përfaqësuesve të zgjedhur, në vend që t’i shprehin përmes formave të ndryshme të mosbindjes civile – theksoi ish-deputetja Ermira Mehmeti në emisionin “360 gradë.”
Sipas saj, kjo vetëdije te shqiptarët e hedh poshtë mundësinë që ata të dalin në protesta të dhunshme. Mehmeti përmendi se shqiptarët nuk duan trazira, e as federalizim ashtu siç pretendon VMRO-DPMNE-ja.

Nga ana tjetër, një pjesë e shoqatave patriotike maqedonase dje dërguan mesazh se çfarëdo që të ndodhë, do qëndrojnë në mbrojtje të shtetit. Mesazhi u dërgua nga fshati Kadino i Prilepit, ku u festua 115 vjetori i vdekjes së dukës Metodija Patçev. Aty ishte i pranishëm edhe Peshkopi Petar, i cili me të tjerët e këndoi këngën “Dëgjoni patriotë.”

Politikanët e bllokut shqiptar disa herë kanë përsëritur çështjen se nuk kanë aspirata për federalizim, por ndërkohë protestat nën moton “Për Maqedoni të përbashkët” po vazhdojnë.