Jurgen Klopp është i veçantë në të gjitha aspektet e mundshme.

Së fundmi, “The Sun” është marrë me makinën e trajnerit gjerman të Liverpoolit.

Ai ka mbërritur sot në qendrën stërvitore, me Insignia Opel, përcjellë “lajmi.net”.

Kjo makinë kushton 18 mijë funte dhe është disa herë më e lirë se makinat me të cilat mbërritën në Melwood futbollistët e “The Reds”.

Përkundër se Klopp është një nga trajnerët më të paguar në botë, duke fituar 7 milionë funte në vit, ai preferon një jetë shumë të thjeshtë.