Lista për Shqipëri Natyrale dhe udhëheqësi i saj Koço Danaj ka folur për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ku në prononcimin e shkurtër për media, ka bërë thirrje për mbështetje të Ziadin Selës dhe partisë së tij LR-PDSH, informon zhurnal.mk.

“Janë disa parti dhe koalicione shqiptare në Shqiperinë Lindore në Fyrom. Kjo është e drejta e tyre. Politikanë nga Tirana dhe Prishtina kanë shprehur preferencat e tyre për këtë apo atë parti. Lista për Shqipëri natyrale ju bën thirrje antarëve dhe simpatizantëve të saj te përkrahin dhe votojnë Ziadin Selën dhe partinë e tij,” thuhet në komunikatën e tij, duke nënkuptuar Aleancën për Shqiptarët.

Më pas ai tregon arsyen se pse jepet kjo mbështetje për Selën.

“Ziadin Sela ishte i vetmi politikan aktiv ne Shqipërine Lindore në Fyrom që përkrahu dhe mbeshteti Shqipërine Natyrale dhe Peticionin e saj,” përfundon deklarata për shtyp e Danaj.