Një recetë perfekte me vetëm 5 përbërës. Mund ta shërbeni me perime ose një pjatë sallatë dhe do t’ju shijojë deri në kafshatën e fundit.

Përbërësit:

1 kg kofshë pule (pa kocka)
1 ¼ gota salcë balsamike
1 lugë çaji hudhër e copëtuar
½ filxhan çaji domate qershi
¼ filxhan çaji borzilok

Përgatitja:

Lyeni me pak yndyrë një tavë dhe renditni në të kofshët e pulës pa kocka.

Hidhni ½ gotë uthull balsamikë dhe spërkatini me hudhrat e copëtuara.

Vendosini në furrë të piqen derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe, shkruan shije.

Më pas largojini nga furra dhe shërbejini me salcën e mbetur, domatet qershi të prera përgjysmë dhe pak borzilok.