Yndyra të larta apo të ulëta, më shumë apo më pak karbohidrate: kur bëhet fjalë për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit në gjak, gjithmonë ka kundërshtime se çfarë duhet të hamë.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e studimeve të ndryshme që kanë testuar ndikimin e ushqimeve të caktuara tek kolesteroli në gjak.

Përfundimi? Lajmi i mirë në fillim! Konsumimi i frutave të thata, bishtajoreve, vajit të ullirit ndihmon për uljen e niveleve të kolesterolit në gjak.

Lajmi i keq! Ushqimet e shpejta (të tipit junk) rrisin nivelet e kolesterolit në gjak, sidomos ato të kolesterolit të keq (LDL).

I dini nivelet e kolesterolit në gjak? Nëse jo, mësojini duke bërë një analizë të thjeshtë.

Hani bishtajore

Bishtajoret si fasulet, qiqrat, thjerrëzat mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Ato janë të pasura me proteina bimore dhe fibra, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë në uljen e kolesterolit në mënyra të ndryshme.

Fibrat e tretshme dhe të patretshme asistojnë në uljen e kolesterolit duke e absorbuar në fasulezorrë, ndërkohë që rrisin bakterin e mirë në zorrën e trashë.

Bishtajoret kërkojnë shumë kohë për t’u tretur krahasuar me ushqimet e tjera të përpunuara. Për këtë arsye ju prireni të hani më pak gjatë vaktit që keni fasule.

Hani sterolë bimorë, margarinë dhe bimë me rrënjë

Sterolët bimorë, ose fitosterolët, janë kimikisht të ngjashëm me koletserolin në gjak dhe gjenden tek disa ushqime bimore, si frutat e thata. Ato koncentrohen nga burimet bimore dhe shtohen tek ushqime që i konsumojmë përditë, si qumështi, margarina etj.

Hani fruta të thata

Frutat e thata janë të pasura me proteina dhe yndyra, ndërsa sasia e yndyrave të ngopura dhe të pa ngopua ndryshon sipas llojit të frutit të thatë.

Nga një vëzhgim që iu bë 25 eksperimenteve të ndryshme, u zbulua se konsumimi i gati 67 g arrave në ditë (rreth gjysmë filxhani) çon në 5.1% ulje të kolesterolit në përgjithësi dhe 7.4% të kolesterolit të keq (LDL).

Nuk ka rëndësi çfarë frutash të thata konsumoni; sa më shumë fruta të thata, aq më i ulët niveli i kolesterolit në gjak.

Përdorni vaj ulliri

Vaji i ullirit është një ndër elementët më të rëndësishëm të dietës mesdhetare dhe burimi kryesor i yndyrave. Ai përmban sasi të alrtë të yndyrave mono të pa ngopura.

Më shumë se 80% e përbërësve të shëndetshëm të vajit të ullirit *të quajtur përbërës fenolikë) humbin gjatë procesit të rafinimit, prandaj më pak varietet të përpunuara dhe më shumë vaj ulliri ekstra të virgjër.

Studime të ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit ekstra i virgjër është shumë i mirë në uljen e kolesterolit.

Shmangni ushqimet e shpejta (junk)

Ndryshimi më i madh që duhet të bëjnë njerëzit për të ulur nivelet e kolesterolit është të shmangin ushqimet e shpejta, energjike dhe me pak lëndë ushqyese (ushqimet junk) dhe të hanë ushqime të shëndetshme të një varieteti të gjerë.

Benefitet e këtyre ndryshimeve? Në këtë mënyrë ata ulin nivelet e kolesterolit, humbasin peshë dhe ulin nivelet e tensionit në gjak.