Në Konferencën e Kryetarëve të mbledhur ditën e sotme u mor vendimi për shtyrjen për javën e ardhshme e shqyrtimit të kërkesës së PDIU për ngritjen e Komisionit për Çështjen Çame.

Ishte pikërisht Partia Socialiste, e cila u shpreh kundër kësaj kërkese të PDIU për ngritjen e Komisionit. Kjo parti ka kërkuar hapjen e Komisionit Hetimor për Çështjen Çame, por është në pritje të votave të mjaftueshme. Konferenca vendosi shtyrjen e kërkesës për javën që vjen.