Komisioni Evropian nuk do të uroj fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni para se të zgjidhet qeveria dhe kryeministri i ri i vendit, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiq. “Ju lutem, duke të keni parasysh se tradicionalisht urimet dërgohen pasi të zgjidhen kryeministri dhe qeveria e re”, ka deklaruar Kocijançiq për agjencinë MIA.
“Zgjedhjet ofrojnë mundësinë kyçe për vendin që të kapërcej krizën e gjatë përmes një dialogu demokratik dhe konstruktiv dhe unifikimit të partive pas qëllimit të përbashkët, integrimi, euroatlantik të Maqedonisë” kishin deklaruar më parë komisionarët. Johanes Han dhe Federika Mogerini. Ata gjithashtu i patën bërë thirrje pushtetit dhe opozitës që të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes politike, përfshirë edhe mbështetjen për punën e Prokurorisë Speciale.
Komisioni Europian paralajmëron: do urojmë, pasi të shofim përbërjen dhe programin e qeverisë.
