Sipas të dhënave preliminare të Komisioni Shtetërorë Zgjedhor në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar 38.06 për qind të votave, ndërsa Lidhja Social Demokratike e Zoran Zaevit, ka fituar 36.69 për qind.

Në vend të tretë është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit që ka fituar 7.30 për qind i pasuar nga Lëvizja Besa me 4.87 për qind.

E gjithë kjo e shëndruar nënumër të votave , VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar 444.014 vota, ndërsa Lidhja Social Demokratike e Zoran Zaevit, ka fituar 428.683 vota. Në vend të tretë është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit që ka fituar 85.774 vota i pasuar nga Lëvizja Besa me 57.749 vota dhe Aleansa për shqiptarë me 35.103 vota dhe PDSH me 30.971 vota.

Zyrtari i lartë i VMRO-DOPMNE-së Vlatko Gjorgjev shpalli fitoren, ndërsa theksoi se Lidhja Social-demokratike ka fituar më shumë në zonat e banuara me shqiptarë.

Por, udhëheqësi i LSD-së, Zoran Zaev, tha se koalicioni opozitar ka një mandat më shumë sesa VMRO DPMNE.