Glauk Konjofca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në fjalimin e tij para se të dalë në votim mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, ka thënë se kryeministri lindi me mosbesim që prej vitit 2014, kur ai lidhi koalicion me PDK-në, njofton Koha.net,

“Në maj të vitit 2014 Isa Mustafa e mati Kosovën pashmëpash. Vizitoi gjitha qytetet e Kosovës dhe ia mori votat Kosovës me një strategji. Ai thoshte se ekzistoi një bandë kriminale në krye të shtetit të Kosovës. Kjo bandë ka shefa Thaçin dhe Veselin dhe se këta janë përgjegjësit që e kanë kapur Kosovës. Zgjidhja ishte që t’ia jepni votën Mustafës për ta quar në shtëpi këtë dyshe. Ky njeri për hir të kolltukut njërin e bëri kryeparlamentar dhe tjetrin president e ky të bëhej kryeministër, nëse ia ofroni kolltukun, të gjitha ato që i thotë binë në ujë. Kjo nuk ka lidhje me qytetarët e Kosovës dhe me shtetin tonë”, ka thënë Konjufca.

“Isa Mustafa ka lindur me mosbesim. Nuk është se i ka lindur tash. Si të krijojë besim kur njeriu kryesor është i pabesë. Parimi i tij është pushteti dhe karriera e tij profesionale. Kjo nuk ka lidhje me zhvillim ekonomik dhe interesave të qytetarëve. Kjo ishte qeveri e kapjes së shtetit, ishte qeveri e korrupsionit. Kishte ministra që Nënat e Gjakovës i quajti kafshë, ishte qeveri e rrënimit të arsimit tonë. Kjo ishte qeveri e klanit ‘Pronto’ që të punëson pa konkurru. Kjo ishte qeveri e Zajednicës, qeveri e dhënies së territorit, qeveri e stentave, qeveri e bizneseve, qeveri që edhe krunet i shet për miell”, ka thënë veç të tjerash Konjufca.