Fondacioni i partisë gjermane në pushtet CDU, “Konrad Adenauer” ka drejtuar kritika të ashpra ndaj VMRO-DMPNE-së për sjelljen jo demokratike të saj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në analizën e botuar sot në ueb faqen e fondacionit, partia e Gruevskit kritkohet për refuzimin e reformit të saj, rrënimin e institucioneve si dhe për shkak të kritikave ndaj ambasadorëve të huaj në Shkup.

Në analizën me titull: “Populli vendosi” theksohet se zgjedhjet e 11 dhjetorit edhe pse ishin deri më tani më demokratike, nuk sollën stabilitet në vend. Përkundrazi, ditët që kaluan ishin shembull të një sjelljeje jo demokratike.

“Krizës në shtet nuk po i shihet fundi. Pasojat mund të jenë edhe destabizim” shruan autori i këtij dokumenti Johanes Rej.

Ai më tej vlerëson se, nëse LSDM-ja arrinë ta marr edhe një deputetë nga rivotimi në Tearcë, do të ketë shanse më të mëdha për krijimin e koalicionit qeverisës.

Me nëntitullin, Injorim të vullnetit të votuesve” fillon seria e kritikave të ashpra të tij ndaj VMRO-DPMNE-së.

“Me humbjen e 19 deputetëve, votuesit përcuan një mesazhë të qartë se duan ndryshimin koalicionit qeverisë. Ky sinjal nujk po pranohet nga VMRO-ja. Në vend që të inicohen reforma të brendshme partiake, tentohet të vazhdohet pushteti rrënues”, shkruan Rej. Ai gjithashtu dënon edhe fjalorin e ashpër të Gruevskit ndaj diplomatëve të huaj.

Sipas tij, lideri i VMRO po rrezikon të krijoj një imazhë negativ drejtë ndërkombëtarëve.

Reth mundësisë së koalicioneve,  Konrad Adenauer, prognozon se Bashkimi Demokratik për Integrim për shkak të hubjeve të mëdha në zgjedhjet e fundit si dhe përcarjet në parti, nuk do të bëjë përsëri koalicion me VMRO-në konzervative.

Analiza kërkon nga liderët që të jenë të vigjilent dhe përgjegjshëm për të mos stimuluar incidente dhe destabilizim të vendit. (INA)