Në fillim të muajit nëntor policia e Kosovës në një varg operacionesh u arrestuan 19 persona nën dyshimin se ishin të lidhur me grupin terrorist Shteti Islamik (ISIS) dhe planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë
Policia tha se arrestimet i ndaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë dhe Izraelit, që duhej te luhej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.
Sipas autoriteteve, personat e identifikuar ishin në kontakt me të dyshuarin Lavdrim Muhaxheri, nga i cili merrnin udhëzime për përgatitjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit.
Nga ky operacion u arrestuan 18 persona të cilët ishin shtetas të Kosovës dhe një është shtetas i Maqedonisë.
Arrestimi i tyre vërtetoi shkrimin e “New York Times” në të cilin konstatohej se Arabia Saudite kishte mbjellë farën e ideve ekstremiste islamike në Kosovë dhe rajon.
Kosova në vitin 2012 është përballur me përfshirjen e saj në konfliktet në Lindjen e Mesme, e që sipas autoriteteve rreth 300 kosovarë kanë luftuar krahë ISIS’it, kurse 100 raste janë nën hetime për terrorizëm.
për më tepër ndiqni linkun direkt të prestigjozes New York Times: