Kosova radhitet ndër vendet e para në rajon dhe Evropë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Instituti IFO, i Universitetit të Muhnihut, ka publikuar të dhënat për rritjen ekonomike në Evropë, ku vërehet se Kosova ka rritje të lartë ekonomike.

Në këtë rast janë analizuar të dhënat e më shumë se 130 mijë firmave në 139 ekonomi botërore, ku Kosova është listuar ndër 17 vendet më të suksesshme për hapje të bizneseve.