Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Kampionatin Evropian U-19 në futboll, në konkurrencën e femrave.

Kosova U-19 që merr pjesë për herë të parë, është në grupin 1 me kombëtaren e Gjermanisë U-19, Islandën U-19 dhe Malin e Zi U-19. Ndërkaq, Shqipëria U-19 bën pjesë në grupin 4 me Spanjën, Azerbajxhanin dhe Ukrainën.

Në short ka qenë e pranishme edhe përzgjedhësja e kombëtares së Kosovës, Afërdita Fazlija. Me një fjalë, Kosova dhe Shqipëria i kanë të njohur rivalet dhe i mbetet që të përgatiten për këto sfida.

Ndeshjet e grupit 1 do të luhen me 12-18 shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa ato të grupit 4 me 25-31 tetor.