Për herë të parë shteti i Kosovës prezantohet në Annecy International Animation Festival, që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Evropë dhe që mbahet në Annecy të Francës.

Kjo pjesëmarrje është bërë e mundur me bashkëpunim te Anibar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar dhe rrjetëzimi i filmbërësive kosovarë me industrinë e animacionit.

Shtandi në marketin e festivalit është aktiv nga sot deri me 16 qershor, gjatë së cilave data do të promovohen animatorët e pavarur kosovarë, studiot e animimit dhe festivali i filmit të animuar në Kosovë, Anibar.