Edhe pse një rajon i vogël, vendet e Ballkanit njihen për popullsinë më fetare në Europë, madje historikisht ka qenë kjo një ndër arsyet më të mëdha e cila ka nxitur konflikte mes shteteve në këtë rajon.

Por ajo që është më interesante, është renditja e shteteve lidhur me deklarimin e popullsisë për fenë, ku vetëm 39% e banorëve shqiptarë deklarohen fetarë.

Në këtë renditje, Kosova zë vendin e dytë, madje ata janë vetëdeklaruar si fetarë më shumë se shumica e vendeve të rajonit.

Krahasuar me përqindjen në Shqipëri, në Kosovë 83% e popullsisë është deklaruar si fetare.

Por shteti që mban rekordin është Maqedonia, e cila prin në rajon me 88%.

Madje, Maqedonia e Kosova dalin të jenë më fetare se Turqia. Në shtetin turk 79% e banorëve janë deklaruar të tillë.