Sektori privat në Kosovë edhe pse i lënë pothuajse anash nga institucionet shtetërore megjithatë është kontribuesi më i madh i mbushjes së arkës së shtetit.

Në bazë të dhënave të ATK, kompania për hulumtimin e opinionit publik ‘Novus Consulting’, k publikuar listën e 10 kompanive vendore që më së shumti paguajnë tatim shtetit. Listës i prin HIB Petroll e cila i paguan shtetit 64.3 milionë euro në vit, pastaj vjen Labi Oil me 41.4 mil. euro, Prima Tobacco me 40.6 mil, Buqaj me 40.4 mil, Al Petroll me 38.3 mil, Ex Fis 32.3 mil, Tobacco Holding me 31.9 mil, Elkos me 27.9 mil, Trokadero me 20.8 mil dhe IP-Kos me 16.8 milionë euro. Sipas ekspertëve perspektiva e vendit varet nga zhvillimi i sektorit privat, ndërsa deri më tash institucionet shtetërore e kanë favorizuar shumë sektorin publik që ka ndikuar shumë në stagnimin ekonomik të Republikës së Kosovës.