Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias në prag të vizitës së sotme të homologut të tij maqedonas Nikolla Dimitrov në Athinë, tha se porosia që e ka marrë nga bisedimet që i ka pasur personalisht me kryeministrin Zoran Zaev, nga bisedat mes dy kryeministrat Zaev dhe Tsipiras, dhe nga bisedat e tij telefonike me Dimitrovin, “është se ata tregojnë qëndrim pozitiv dhe qëllim që të mbarojnë me irredentizmin”.

“Askush nuk do të jetë më i kënaqur dhe më i lumtur se unë, nëse mbarojmë me gjithë këtë përrallë, e cila, ashtu siç them shpesh, historinë e shndërron nga shkollë në burg”, tha Kotzias.

 

Shefi i diplomacisë greke dje në Athinë u takua me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq, pas çka, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, tha se pret që takimi i sotëm me Dimitrovin të jetë i  mirë dhe kreativ./Gazeta Express/