Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ka dhënë një sqarim për të gjithë.

Sipas tij, numërimi i të gjitha votave ka përfunduar mbrëmë.

Thotë se deri te publikimi i rezultateve finale vjen pasi KQZ-ja t’i rregullojë disa probleme teknike me faqen zyrtare të KQZ-së.

“Numërimi ka përfunduar mbrëmë në vendvotime, ka mbetur të procedohen të dhënat edhe për rreth 10% të vendvotimeve dhe të publikohen në linkun e KQZ-së”, ka thënë Elezi për Gazetën Express.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka rënë përsëri.

Që nga ora 02:34 minuta kur është bërë përditësimi i votave online, kjo faqe ka mbetur në kuadër të 91 për qind dhe ende nuk ka arritur që të përditësojë në 100 për qind të dhënat nga qendrat e votimit.