Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma, Jakup Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Isa Mustafa.

Ai këtë e ka bërë duke iu referuar një deklarate ku i parë i ekzekutivit ka thënë se “Po rrezikojmë liberalizimin, ushtrinë dhe investimet duke kërkuar zgjedhje të reja”, transmeton Klan Kosova.

Krasniqi më tej ka thënë se Mustafa nuk ka marrë asnjë vendim të guximshëm për çka ka kërkuar që siç ka thënë të ikë nga Qeveria.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

“Mos me të folë mendja, të flet barku!

Mustafa: “Po rrezikojmë liberalizimin, ushtrinë dhe investimet duke kërkuar zgjedhje të reja”.

Këto janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë për vendin e qytetarët.

Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikê, bujqësi etj.”

Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marresh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh!