Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe presidenti i Maqedonisë kanë uruar festën e Pashkëve për gjithë qytetarët të cilët e fesojnë këtë festë.

Zoran Zaev:
Miku më i madh i besimit dhe njerëzve mund të jenë përmbajtja dhe përgjegjësia. Këto vlera njerëzore mund të sigurojnë liri dhe forcë për shpirtin”.

Talat Xhaferi:
“Ju dëshiroj shëndet, mirëqenie dhe paqe shpirtërore, pasi festa e Pashkëve është festë e familjes dhe të afërmve. Gjithë besimtarëve ortodoks ju dëshiroj ngrohtësi në shtëpi, fat dhe dashuri”.

Gjorge Ivanov:
“Më lejoni që në emër të të gjithë besimtarëve ortodoks t’ju shpreh urime të sinqerta ne rastin e festës së Pashkëve. Ju dëshiroj që këto ditë festa t’i kaloni me shëndet të mirë, paqe dhe mirëqenie”.