Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka mbërritur në Mosul për t’i uruar forcat irakiane për fitoren e tyre kundër Shtetit Islamik (ISIS) në këtë qytet.
Zyra e al-Abadi ka thënë se kryeministri ka shkaur atje për t’i falënderuar luftëtarët heroikë dhe popullin e Irakut për fitoren e madhe, transmeton Express.

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, kanë luftuar që nga 17 tetori i vitit të kaluar për ta rimarrë kontrollin në Mosul.

ISIS-i e mori kontrollin në Mosul në qershor të vitit 2014, para se ta shpallnin kalifatin në Irak dhe Siri./Express/