Media gjermane Tages Anzeiger (taz.de) ka shkruar një artikull në lidhje me ndikimet ruse mbi Ballkanin duke intervistuar edhe kryeministrin e vendit të vogël ballkanik, Dushko Markoviç.

“Interesimi rus është rritur ndjeshëm te vendet ballkanike, veçanërisht te ata bregdetare. Pas anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë, Mali i Zi është vendi i fundit me rëndësi gjeostrategjike për Kremlinin pasi ka dalje në detin Adriatik,” .

“Më shumë ndikimi i Rusisë vërehet në Serbi dhe atë jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe ushtarakisht,” paralajmëron kryeministri malazes Dushko Markovic. “Sektori energjitik serb është në duart serbe. Gjithashtu ndikimi i Rusisë është rritur ndjeshëm në pjesën serbe të Bosnjës dhe Maqedonisë.”

Mali i Zi shpreson anëtarësimin në NATO, ku së fundi për pranimin e saj kanë dhënë leje Greqia, Franca dhe Gjermania. Ka mbetur vetëm nënshkrimi i Kanadës, Spanjës si dhe Hollandës dhe SHBA.

Qeveria malazesë është e shqetësuar nëse presidenti i ri Donald Trump do e mbështeste iniciativën malazese, duke e kujtuar thënien e tij se “administrata amerikane nuk do prishë marrëdhëniet me Rusinë për shkak të shteteve të vogla.”

Nëse kjo ka ndikim mbi Podgoricën, pritet të shihet në ditët vijuese.