Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi dhe deputetët Maksim Dimitrievski dhe Xhevad Ademi, sot në Ulqin u takuan me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungu dhe me përfaqësues tjerë, me çfarë e përfunduan vizitën zyrtare në Mal të Zi.
Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura.

Kryetari i Ulqinit Cungu përzemërsisht uroi për formimin e Qeverisë së re, me ç’rast konstatoi se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë ndikon mbi stabilitetin e tërë rajonit. Gjithashtu, kryetari i komunës informoi se pas aderimit të Malit të Zi në NATO, në mënyrë të dukshme është rritur interesi për investime të huaja nga ana e kompanive të famshme botërore.
Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aspektet juridike, administrative dhe fiskale të decentralizimit. U këmbyen edhe përvojat pozitive për integrimin në mjediset multietnike./Gazeta Express/