Kryeparlamentari Talat Xhaaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka dërguar urim deri tek besimtarët ortodoksë  me rastin  festës së madhe krishtere, Pashkët.

“Ju uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe paqe shpirtërore a për arsye se Pashkët janë festë e familjes dhe të afërmve, të gjithë besimtarëve ju uroj ngrohtësi familjare, fat personal dhe dashuri ndaj të afërmve dhe ndaj çdo njeriu. Apeloj që bashkërisht të kërkojmë mirëkuptim, respekt dhe dashuri ndaj njerëzve ndërmjet të gjithëve ne që jetojmë në Republikën e Maqedonisë, pa dallim në përkatësinë fetare ose etnike”.

Xhaferi në urimin e tij ka përfunduar duke thënë se të prirë nga ky besim, duhet ti vazhdojmë vlerat e vendosura në Republikën e Maqedonisë, respektimin e dallimeve fetare dhe veçorive religjioze, duke e afirmuar njerëzinë dhe parimet e paqes dhe bashkësisë. Bashkëjetesa dhe respektimi religjioz janë vlera tradicionale ndër të gjithë qytetarët, ndërsa detyra jonë është ato vlera ti ruajmë dhe ti mbindërtojmë.