Zyrtarizmi i gjuhës shqipe, zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve, janë çështjet kyçe për të cilat BDI-ja nuk do të lëshojë pe gjatë negociatave me cilëndo nga partitë maqedonase për formimin e Qeverisë së re. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku u tha se koalicionimi i mundshëm me të dyja partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM vlerësohet njësoj duke mos u favorizuar asnjëra.

Bashkimi Demokratik për integrim nuk ka partner strategjik dhe preferenca për asnjë bllok politik maqedonas, por mbetet partner me popullin shqiptar. BDI vë interesat e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesave partiake. BDI përcakton si çështje të panegociushme për të ardhmen përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe zyrtare, integrimin në NATO, integrimin në BE, vazhdimin e mandatit të PSP-së me qëllim të zbardhjes së gjitha dyshimeve të dala nga mega skandali i përgjimeve – deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Megjithatë përsëri nuk u bë e ditur se kur do të fillojnë negociatat dhe nëse ata do të zhvillohen në nivel liderësh mes vetë Gruevskit dhe Ahmetit ose do të formohet një grup negociues. Nga ana tjetër, larg opinionit mbahen edhe vendimet e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE ku

Komiteti i partisë ka dhënë autorizim të plotë kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të fillojë procesin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. për këtë patëm një komunikatë dhe detajet i gjeni aty – deklaroi është diskutuar mbi këtë çështje, por nuk bëhet e ditur dita e fillimit të bisedimeve Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Në komunikatë thuhet se Gruevskit i jepet legjitimitet i plotë të fillojë negociatat dhe se duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve të cilët votuan koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Jozyrtarisht, në media thuhet se negociatat do të nisin në fund të javës por do të mbahen larg vëmendjes së opinionit. VMRO-DPMNE poashtu kërkon që lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe udhëheqsia e kësaj partie të mbajë premtimin e dhënë para zgjedhjeve dhe të japin dorëheqje të parevokueshme për shkak të humbjes. Por nga LSDM-ja thonë se shumica e qytetarëve votuan për një qeverisje të re dhe u dhanë fund politikave destruktive si ajo e Gruevskit.

Populli u dha fund politikanëve destruktivë si Gruevski, i cili me retorikën e konfliktit me opinionin demokratik dëshiron që ta izolojë Maqedoninë. Qytetarët janë të vetëdijshëm se Gruevski atë e bën për të shpëtuar nga përgjegjësia por plani nuk do t’i ecë. I gjithë opinioni demokratik vendas dhe ndërkombëtar e dinë që filloi procesi i kthimit të jetës për qytetarët. Vjen koha e jetës cilësore, bashkimit, barazisë, lirisë, drejtësisë për qytetarët dhe Qeverisë që do të udhëheqë politika reale – thanë nga LSDM

Të pyetur nga Alsat nëse janë të gatshëm të pranojnë kushtet e kërkuara në platformën e përbashkët të partive shqiptare, nga LSDM-ja thanë se kjo parti, nuk ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, që të japë vlerësim mbi këtë platformë . Një vlerësim të platformës ata thanë se do ta bëjnë nëse e marrin mandatin për të filluar negociatat për qeverisje.

burimi: Alsat-M