Kryetari i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi sot në prag të përvjetorit të 108-të të Kongresit të Alfabetit, dekoroi mbi 100 personalitete nga Maqedonia, për kontributin e tyre për Kosovën dhe bashkëpunimin me popujt fqinjë.
Ky ishte një akt falënderimi për gjithë atë gjeneratë të hershme të mësimdhënësve, intelektualëve, veprimtarëve kulturorë e shkencorë, por edhe për ata gazetarë, shkrimtarë dhe artistë, që kontribuuan pareshtur për të avancuar pozicionin tonë si popull kudo në botë.
Dekoroi edhe bashkëluftëtarë, që me guxim, trimëri, iniciativë e përkushtim na ndihmuan në çastet më të vështira dhe në çdo moment të përpjekjes sonë të përbashkët liridashëse.
Kryetari i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dekoroi personalitete nga Maqedonia.
