Kryetari i Kuvendit të RM-së  z. Talat Xhaferi me një kumtesë për media në profilin e tij në Facebook,  tregon datën se kur do të votohet qeveria e re! Ja përmbajtja e plotë e kumtesës së publikuar nga kryeparlamentari Xhaferi:

 

” K U M T E S Ë
Ju njoftojmë se mandatari për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, më datë 28.05.2017, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ia dorëzoi Propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, Propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve, ndërsa Seancën për zgjedhjen e Qeverisë e konvokoi për të martën më 30.05.2017, në ora 11:00, për zgjedhjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. “