Në vendvotimin nr. 2011 në Tearcë deri në orën 12:30 në votim kanë dalë 211 prej 714 votuesve, ose 29.5% për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.  “Deri tani votimi zhvillohet pa probleme. Për shkak të defektit të UV llampave Këshilli zgjedhor pesëmbëdhjetë minuta e ndërpreu votimin derisa nuk u siguruan UV lampa të reja. Që atëherë votimi zhvillohet normalisht, informon pëlr MIA-n, këshilltarja e marrëdhënieve me opinionin Lupka Guguçevska.

Të dhënat vijuese për jehonën e votuesve KSHZ-ja do t’i njoftojë pas orës 13. Rezultatet paraprake nga votimi Komsioni pritet që t’i njoftojë në pres konferencën në orën 21:30. Në këtë vendvotim në Tearcë, i cili u hap në orën 7 sot  përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare 2016. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori vendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, në bazë të simulimit me të cilën u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ta pranojë ankesën e Kolaicionit të kryesuar nga LSDM dhe të sjellë vendim për anulimin e votimit në këtë venedvotim.

Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 prej të cilëve 91 kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Besën, 64 për PDSH-në, 53 për BDI-në, 25 për Aleancën për Shqiptarët dhe nga një për Maqedoninë dhe për Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë. Në Njësinë zgjedhore 6 sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, më shumë vota 40.599 fitoi BDI-ja, pastaj pason VMRO-DPMNE-ja me 26.135, LSDM-ja me 25.828, Besa me 25.054, Aleanca për Shqiptarët 17.970, PDSH-ja 16.225, VMRO për Maqedoninë 919 dhe Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë 239. Sipas votave të fituara, më shumë deputetë, gjegjësisht 6 fitoi BDI-ja, VMRO-DPMNE-ja 4, Besa 3, LSDM-ja 3, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja 2.