I kthyeri nga Siria tashmë pjesë e organizatës INSID, Albert Berisha në emisionin “Përballje” ka treguar për shkuarjen dhe rikthimin e tij nga Siria.

Berisha ka treguar se ka qëndruar vetëm nëntë ditë në Siri, ku pastaj është kthyer.

Ai ka thënë se sikurse ai por edhe shumë persona të tjerë që janë kthyer nga Siria, janë zakonisht të zhgënjyer prej realitetit që kanë parë atje.

“Një pjesë e atyre që kanë shkuar në Siri kanë pasur qëllime të mira”, ka thënë Berisha, duke shtuar se të gjithë ata persona që kanë shkuar në luftërat e Sirisë, kanë një tregim në vete.

Ai ka theksuar se kanë përfunduar aty ku kanë përfundua për shkak të rrethanave politike dhe se nuk kanë pasur luksin me zgjedh se në cilin grupacione kanë me përfundua.