Ai është pyetur nga gazetaret në qoftë se ndarjen e ka përdorur për të patur famë kënga e re “A jena mir” pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe Jay Z me Beyoncen për të shitur albumin e ri. Por ai ka kundërshtuar duke thënë: “Jo nuk është e vërtetë, unë jam i sinqertë sepse jeta nuk është një lojë. Nuk i përdor lidhjet e mia për këngët”.

Më tej ai ka treguar se në videoklipet e këngëve romantike nuk merr femra, sepse do të dukej sikur kënga ishte një dedikim për të dhe për këtë arsye vendos që të shfaqet i vetëm.

Ledri Vula e ka filluar intervistën duke përdorur dialektin (slang-un) e Tiranës. Madje tregon se shumë fjalë nga dialekti i Tiranës përdoren së fundmi edhe në Prishtinë dhe Ledrit i pëlqen shumë ky slang.

Ai ështëpyeturnga gazetaret të cilat i kanë thënë se meshkujt përdorin dialektin e Tiranës për të kapur më lehtë vajzat në Prishtinë, por Ledri ka thënë të kundërtën:

“Në Tiranë kap më shumë goca duke përdorur slang-un e Prishtinës”- ka thënë ai duke qeshur.

Video: