Në një event të organizuar nga Shoqata Ruse e Gjeografisë, Vladimir Putin ka shqiptuar një batutë disi të frikshme.

Teksa pyeste një nga fëmijët në skenë se ku përfundon kufiri rus dhe ai i përgjigjet se ‘përfundon në Ngushticën e Beringut,’ Putin nuk duket i kënaqur, raporton gazeta Tema.

Presidenti Rus i thotë djaloshit se “Kufiri Rus nuk përfundon askund!” Por, ai ka shtuar menjëherë më pas se përgjigjia ishte një shaka.

Megjithatë, e thënë nga Vladimir Putin dhe në një moment kur konflikti mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Europës duket mjaft i tensionuar, shakaja tingëllon mjaft e frikshme.