Edhe një video e presidentit Donald Trump, po qarkullon shumë në mediat sociale, pas atyre ‘dështimeve’ me duar që i pati ditë më parë, si me gruan e tij Melanian, e deri te skandali që e bëri me presidentin e Malit të Zi.

Kësaj radhe, Donald Trump u kap duke bërë gjeste si të fëmijëve gjatë interpretimit të himnit shtetëror të SHBA’së. Krejt kjo ndodhi në një ceremoni në Washington DC, transmeton Express.

Përdoruesit e rrjeteve sociale që po e shpërndajnë këtë video, gjithashtu po shkruajnë mbishkrime si “më vije turp se kush më përfaqëson”.