Përbërësit:

¼ filxhan uthull molle

½ filxhan ujë

½ filxhan mjaltë organik

Hudhra – një kokër

Përgatitja:

Në fillim qëroni hudhrat dhe i copëtoni, pastaj shtoni përbërësit e tjerë. Përzierjen e përftuar futeni në një qyp dhe lëreni ashtu për një natë. Në mëngjes futeni shurupin në frigorifer. Nëse doni të rrisni sistemin imunitar, pini 5 pika nga ky shurup çdo ditë, ndërsa nëse jeni sëmurë, pini nga një lugë çaji herë pas here derisa të përmirësoheni.

Benefitet shëndetësore të këtyre përbërësve:

Mjalti ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe kollën me vetitë e tij antibakteriale dhe antiinflamatore. Mjalti organik mund të veprojë si një antioksidues për të luftuar radikalët e lira, pasi është i pasur me minerale, vitamina dhe enzima.

Për të rritur sistemin imunitar, mund të përdorni hudhrën, për të përftuar vetitë e saj antivirale dhe antibakteriale.

Uthulla e mollës gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antivirale që stimulojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ndihmojnë edhe për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve.

Burimi: Family Health Freedom Network – Gazeta Shëndeti