Kurdët e zonës autonome të Kurdistanit në Irakun Verior janë të vendosur të shkojnë në referendum për pavarësi më 25 Shtator.

Pavarësisht thirrjeve dhe kërcënimeve për pasoja të rënda nga Iraku, Turqia dhe Irani, shtete të cilat kanë popullsi të madhe kurde në territoret e tyre, lideri i Kurdistanit e ka ndarë mendjen: të hënën votohet në referendum.

Të dielën, pasi priti në një takim përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara për Irakun, Jan Kubis, Presidenti i zonës autonome të Kurdistani tha se “se nuk ka kthim nga kjo dhe se më 25 shtator referendumi do të mbahet”.

Vendimi për 25-shtatorin si datë e referendumit është marrë nga zyrtarët kurdë që me 7 qershor, dhe menjëherë është Kundërshtuar nga Iraku, Turqia, Irani e madje edhe nga SHBA-të. Por Barzani ka këmbëngulur se do të shkohet përpara edhe nëse në “fund i pret vdekja”.

Hapur në Mbështetje të Pavarësisë së Kurdistani është shfaqur Izreali, ndërsa Moska nuk ka kundërshtuar hapur dhe ashpër.

Turqi-Iran: Referendumi kurd do të përfundojë me kaos

Irani, Iraku dhe Turqia ndërkohë nuk qëndrojnë duarkryq. Ankaraja ka dislokuar tanket dhe ushtrinë në ku me Irakun dhe ka nisur stërvitjet. Dy ditë më parë, She i Shtabit të Përgjigjëm i Ushtrisë Irakiane ishte në Ankara ku u takua me homologun turk.

Irani ndërkohë ka bllokuar hapësirën e tij ajrore për të gjitha uturimet nga zona autonome e Kurdistanit, teksa Bagdadi zyrtar i ka bërë thirrje Erbilit të dorëzojë të gjitha pikat kutare dhe aeroportet tek qeveria qendrore. Kurse nga bashkësia ndërkombëtare Bagdadi ka kërkuar që të ndërpresë tregtinë e naftës me KRG-në.

Mbrëmjen e së dielës Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me homologun iranian Hasan Ruhani. Turqia dhe Irani deklaruan se këmbëngulja e administratës rajonale kurde të Irakut.

Autoritetet turke kanë kërcënuar se të ‘gjitha opsionet janë në tavolinë’ nëse Barzani nuk heq dorë nga referendumi dhe shpallja e pavarësisë, por lideri i Kurdistani i ka marrë masat duke mirë- armatosur forcat peshmerge me armatime të sostikuara amerikane./tvklan.al