Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniela Rangelova edhe 11 të akuzuar tjerë nuk do të futen në gjykatë, pasi që avokati i tyre i përbashkët ka obligime me Odën e Avokatëve dhe Ambasadën Amerikane.
Këtë gjë sot e njoftoi gjykata me arsyetimin e zgjeruar se pse lënda e parë e PSP-së ku i akuzuar është edhe lideri i VMRO-DPMNE-së po anulohet për periudhën pas zgjedhjeve. Pikërisht në ditën e kampanjës zgjedhore nisin edhe aktivitetet e odës së avokatëve një ngjarje për të cilën shoqëria e avokatëve Dodevski e informoi gjykatën se është kontraktuar para se të arrite ftesa për në gjykim.
Në vazhdim të njoftimit shkruan se edhe një pjesë e të akuzuarve nuk e kanë marr propozim akuzën edhe atë i akuzuari i shtatë dhe i dhjetë. Pikërisht sot në gjykatë u paraqit i akuzuari i shtatë që e mori akuzën.
Është një praktikë jo normale e gjykatës që të njoftoje për shtyrjen e gjykimit për shkak të obligimeve të palëve në procedurë.