Personi që ka qëlluar me armë zjarri ambasadorin e Rusisë në Turqi dyshohet të jetë pjesëtar i njësisë speciale në Turqi. Atentatori ka hyrë me një ID kartelë, në ekspozitën ku ishte ambasadori rus. Në ID kartelën shkruhej se ishte pjesëtarë i njësisë speciale
Sipas disa të fotografive të shpërndara në mediat e huaja emri i vrasësit të ambasadorit dyshohet të jetë Mert Altintas, 22-vjeç, polic turk i lindur në vitin 1994.
Sipas mediave turke Altinas është futur në galerinë e arteve, pasi ka treguar kartën e tij të policit. Ai u vra nga forcat turke gjatë operacionit pas atentatit. Sipas mediave turke Mert Altinas ka thënë se nuk dilte i gjallë nga salla.
Mediet në Turqi raportojnë se sulmuesi që kreu atentatin ndaj ambasadorit rus Andrey Karlovit sot në Ankara, është polic.
Sipas medieve ai është identifikuar si Mevlut Mert Altintash, oficer i Policisë nga Ankaraja.
Andrey Karlovi ka vdekur pas plagëve të marra, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri gjatë fjalimit, që po mbante në një ekspozitë të fotografive në kryeqytetin turk.
Nga ana tjetër mediat alternative online si The Truth raportojnë:
” Atentatori ka poseduar një ID kartelë të remjshme, si një pjestarë i njësisë speciale. Interesante është që gazetari që e shkrepi këtë foto, është një punonjës i Hürriyet / Dogan Holding. Dhe Dogan Holding është, si ne e dimë, në shërbim të Feullah Gylenit. ”
Për ta bërë më intrigues lajmin ato e bëjnë një komparacion me atentatin e luftës së parë botërore në Sarajevë, a thua është një rastësi apo dikush nën reshta don të na paralajmërojë diçka të madhe dhe shqetësuese që na pret në një të ardhme të afërt ?!