Petrit Menaj

Vite më parë kur botova librin; “Shqiptarët në Maqedoni para Sfidash për Identitet” pata kritika në lidhje me shtruarjen e problemit të ruajtjes dhe të tjetërsimit të indetitetit. Unë kam argumentuar aty në mënyrë të detajuar vërtetësinë e gjendjes reale, si dhe sfidat që duhen kaluar, duke pasur nënvizuar anët e vçanta të ruajtjes dhe të tjetërsimit të identitetit, duke pasur parasysh të jetuarit gjithmonë të ndar prej trungut amë, të cilat janë shfaqur vazhdimisht, por u dukën me theks të veçantë në përçarjen dhe shpërndarjen e votave të shqiptarëve dhe te partitë maqedonase në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të shkuar.

Për këto zgjedhje, që krijuan krizë edhe në drejtim të krijimit të qeverisë, kam paralajmëruar në opinionet dhe analizat e mija. Por këto që ndodhën në harkun kohor të këtyre dy viteve të fundit te shqiptarët, nuk çuan në forcimin e identitetin, por në tjetërsimin e ti si rezultai ngjarjes së Kumanovës, ku makineria antishqiptare e shërbimeve të brendëshne dhe të huaj çfarë nuk shpifi dhe çfarë nuk krijuanë për ti vënë shqiptarët në luftë kundër njëri- tjetrit!

Të qenurit emocional dhe entuziastë të ne shqiptarëve si popull është reflektuar dhe te shqiptarët e Maqedonisë, të cilat janë dukur në shumë momente, ku mund të përmendim votimet e para për PPD-në dhe për BDI-në, ku mbështetja masive ndaj këtyre dy partive nuk vazhdojë gjatë. Nuk vazhdojë sepse ne i kërkojmë ndryshimet në një ditë dhe e harrojmë shpejtë të kaluarën. Për këtë shkakë si rezultatë i vetëdijes së ultë shitemi dhe dorzohemi shpejtë edhe te armiku, gjë që nuk ndodh me popujt e tjerë rreth nesh.

A ka votuar e aderuar ndonjëherë ndo një maqedonas për partitë shqiptare? Kjo pyetje duhet pasur parasysh për analizën time të mëposhtme, për të mos kundërshtuar fatkeqësisht faktin që; “Këtë kemi dhe këta jemi”
Kjo shpërndarja dhe përçarje e votave që ndodhi, jo se nuk ka ndodhur dhe në të shkuarën, por këtë radhë ishte masive, gjë që tregojë se shumë shqiptarë janë genjyer nga propoganda e partive maqedonase dhe janë shgënjyer nga premtimet e partive shqiptare dhe i kanë të lidhura interest me maqedonasit dhe partitë e tyre dhe jo mes veti dhe midis partive shqiptare, të cilat kanë qenë vazhdimisht të përçara dhe në shërbim të realizimit të interesit më shumë maqedonas sesa shqiptarë.

Që nga periudha e luftës unë e vrejta këtë pëlqim apo tifozllëk të ndryshëm të shqiptarëve ndaj VMRO-së dhe LSDM-së dhe thellova punën për të ndikuar pozitivisht, duke folur dhe shkruar hapur në lidhje me forcimin e identitetit dhe përgjegjësisë për aftësimin profesional në drejtimin e shtetit në postet që u vendosën bashkluftëtarët e mi dhe intelektualët që mbështetën luftën e vitit 2001.

Periudha 2002-2006 e kualicionit të BDI-së me LSDM ishte një fillim i ri për shumicën, të cilët e panë me habi lluksin dhe mundësinë e pushtetit. Por koha e shkurtër nuk u lejojë avantazhe për tu kompromentuar në mënyrë abuzive me tendera e prapaskena të shërbimeve maqedonase. Kurse periudha 2008- 2016 e kualicionit të BDI-së me VMRO-në pas një pauze 18 mujore në opozitë, ishte një periudhë, që jo se nuk u punua, u punua mjaft, por la shumë hije, një periudhë, që e uli shumë pazarin e shqiptarëve dhe si rezultatë i pazareve të mëparëshme të PDSH-së me “Shkupin 2014” dhe me miratimin e disa ligjeve në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, të cilat BDI-ja nuk mundi ti ndryshonte nga mbivotimi që i bënte në vazhdimsi parlamenti, si rezultat dhe mosunifikimit të partive shqiptare në parlament.

Kjo gjendje e dominimit numerik të VMRO-së në ekszekutiv dhe legjistativë krijoj mundësi më të shumta të veprimit të dobët të zyrtarëve, që përfaqësonin të drejtat e shqiptarëve. Disa zyrtarë si rezultat dhe i paaftësisë u kompromentuan duke krijuar pasuri dhe befenicione të pa drejta, të cilat nuk i shpëtuan syrit të pushtetit dhe të shërbimeve maqedonase, por dhe as syrit të popullit. Këto kompromentime ishin dhe kompromentime të sistemit të kapur nga banda e Grujevskit, të cilat sollën krizën në të gjitha aspektet, por te disa nga njerëzit tan edhe krizën morale, të cilët ikjen nga pushteti dhe rënjen e VMRO-së e shohin si një humbje katastrofale.

Nuk jam edukuar për të krijuar kriza por për ti zgjidhur ato. Tër kohës jam munduar, që këtë që kemi dhe këta që jemi ta shoh jo vetëm te indetiteti ynë kombëtarë, por dhe te gjeostrategjija, te armiqtë që tër kohën kanë dashur të na asimilojnë dhe zhdukin, ndaj mes shqiptarëve nuk kam kërkuar kurrë armiqtë, por veprimet antikombëtare të njerëzve jo të formuar kombtarishtë, të njërëzve që trurin nuk kanë të lidhur me zemrën por me stomakun, te të cilët jam munduar të ndikoj në të gjitha format.

Ndaj jo më kot testova për shkrimin në fjalë, për të parë mendimin dhe trendin e lëvizjes së mendimit të njerzëve në lidhje me situatën e tanishme politike të shqiptarëve ( më e mira në të gjitha kohët) ku vazhdojmë të jemi të ndarë në tabor të ndryshëm, ca me VMRO-në dhe ca me LSDM-në, pa gjykuar për interesin kombëtarë, por vetëm për interes personal.

Natyrisht që brenda BDI-së mund të ketë dhe ndo një që që për interesa personale është bërë vegël e shërbimeve të kastës së Grujevskit, të cilët nëpërmjet përgjimeve Prokurorija Speciale do tu tregojë vendin që meritojnë, por unë nuk e kam fjalën për ata, por për disa miqë dhe shokë në BDI, që nuk ndajnë mendim të njëjtë me shumucën të cilët i kam etiketuar me të drejtë VMRO-ca. Kam këmbëngulur që të kuptohet se VMRO-ja dhe Grujevsju nuj janë pro shqiptarëve dhe rrugës së tyre evropiane.

Këta persona që kanë folur me mua, duke bërë dhe shtypje të ndryshme për preferenca ndaj VMRO-së prej ndikimeve të ndryshme, kapjeve, apo dhe të formimit të dobtë kombëtarë dihen. Dihen me emra dhe mbiemra kush janë, sepse nuk janë shprehur vetëm me mua, ata kanë dhënë opinionin e tyre në medja, nëpër portale të ndryshme, ku dhe kanë bërë dhe diversion ndaj rrugës së drejtë të BDI-së, për të ciliën kam shkruar dhe nuk do ndalem në këtë shkrim. Ata i di unë, i di opinion, i dini dhe ju që më keni shkruar gjatë ditës së djeshme, se mezi prisni që ti shini kush janë! Unë ju dua dhe ju respektojë shumë. Por ata aty mes jush janë dhe ju më mirë sesa unë i njihni bile shumica më ka folur për ta, se janë bërë të gërdisshëm. I dinë dhe disa media e portale, të cilët mezi presin që me shkrimin tim të bëjnë një diversion të ri për përçarjen e shqiptarëve, siç kanë bërë deri tani, gjë që nuk është e drejtë, dhe unë kurrë nuk do t’ja lejoj vetes.

Por unë ashtu siç kam vepruar deri më sot nuk do nxisë përçarje, por do ndikojë pozitivisht në frymën e re të bashkëpunimit të faktorit politikë shqiptarë, që shqiptarët këtë herë të marrin atë që u takonë, por jo thjesht ta marrin, por t’ua rrëmbejnë atyre që mendojnë se i kanë në dorë të drejtat e shqiptarëve. Ndaj nuk jam dakort me ata që kritikojnë dhe aludojnë vonesën e krijimit të qeverisë, që për mendimin tim është një hap i matur i subjekteve shqiptare.

Thash, cilët janë ata VMRO-ca dhe në parim e tregova rrugën e krijimit të tyre, për të cilën do të bëjë ndikimin tim institucional në udhëheqësinë e lartë të BDI-së, që ata tu hapin krahun më të mirëve dhe më të vendosurve, me qëllim që te BDI-ja dhe te Platforma e partive shqiptare të kthehet besimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, për më shumë liri dhe drejtësi, për më shumë zhvillim ekonomiko – shoqërorë dhe kulturor.

U pozicionova te ata VMRO-ca që dihen kush janë, siç dihen dhe dëmet e VMRO-së ndaj shqiptarëve dhe nuk zura në gojë ata LSDM-ca, dhe LSDM-në, sepse dhe dëmet e saj ndaj shqiptarëve dihen, për të cilët kam shkruar dhe kam shfaqur mendimin tim, se dhe me ta nuk jam dakort, por prap se prap, shohë një ndryshim. Ata, LSDM-cat janë në anën e duhur të vektorit të lëvizjes dhe se në të ardhmen kam besim se do të ndërgjegjësohen për tu bashkuar opsionit të Platformës së partive shqiptare. Por edhe sepse shoh dhe kam besim te LSDM-ja, sepse mendoj se ekzistonë një frymë më liberale për nacionalizmin, që ka qenë strategji e fitores së partive maqedonase. Ajo ndryshe nga VMRO-ja e pranojë hapur e publikisht Platformën e partive shqiptare, duke mos përcaktuar vija të kuqe, gjë që duke shtuar dhe vendosmërinë e partive shqiptare do të sjell në mënyrë të padiskutueshme ndryshime ecenciale në rrugën drejtë BE që është rruga ku aspironë kombi ynë.

PS. Ata që mendojnë se me dorën e tyre të zgjatur mund të më friksojnë, ta heqin nga mëndja! Nuk u jam trembur sllavëve dhe jo shqipfolsëve pa identitet! Unë jamë në atdheun tim në tokën e të parëve tanë për të cilën është derdhur gjak dhe jam i lirë, që të shkojë kudo, ku ujit i thuhet ujë dhe bukës i thuhet bukë. Faleminderit!