Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, sot ka caktuar seancë në të cilën do të emërohet Prokurori i ri Publik i Republikës së Maqedonisë. Qeveria i propozon Parlamentit për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë emrin e  Ljubomir Joveskit, aktualisht anëtar i Këshillit për Prokuror Publik.
Joveski është i propozuar për prokuror publik në bazë të procedurës të paraparë, mendim pozitiv për të kanë dhënë edhe nga Këshilli për Prokuror Publik . Këshilli e zgjodhi atë nga 23 kandidatë të paraqitur për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit, i cili u shkarkua nga Kuvendi në gusht të këtij viti.

Për emërim të Prokurorit Publik, Parlamenti vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prokurori Publik ka mandat gjashtë vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. Deri në emërimin e prokurorit të ri publik, detyrën e ushtron Liljana Spasevska.

Joveski është anëtar aktual i Këshillit të prokurorëve publik. Ka diplomuar në fakulttein e drejtësisë në vitin 1978 me notë mesatare 6.42. Ai ka 15 vite përvojë si gjykatës dhe 12 vite përvojë si prokuror publik.

Është anëtar i Këshillit për prokurorë publik nga viti 2015. Për zëvendës prokuror është zgjedhur në vitin 2003, ndërsa nga viti 2009 është zgjedhur prokuror publik pa kufizim të mandatit. Punon si gjykatës nga viti 1987, ndërsa në vitet 1995 dhe 1996 është zëvendës i kryetarit të gjykatës. Katër vite ka qenë kryetar i gjykatës si dhe kryetar i Bordit drejtues të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik.